Votat për Këshillat Bashkiake, PS kryeson në 8 qarqe, PD në 3
Procesi i numërimit të votave për anëtarë të këshillave bashkiakë po vijon në të gjitha vendet e numërimit të votave, ndërsa Partia Socialiste udhëheq rezultatin në 8 qarqe, Partia Demokratike në tre të tjera, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim në një qark.
Referuar shifrave të publikuara nga KQZ pak pas mesdite, rezulton se në qarqet Lezhë, Tiranë, Vlorë, Durrës, Berat, Elbasan, Fier dhe Korçë, Partia Socialiste është forcë e parë; aleatja e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim është forcë e parë në votat e marra për këshillin bashkiak të Gjirokastrës, ndërsa renditet e dyta në qarkun e Lezhës, të Shkodrës dhe Elbasanit.
Drejtuesja e koalicionit të djathtë, Partia Demokratike, figuron forcë e parë në votat e fituara për këshilltarë në qarqet në Veri të vendit, Kukës, Dibër dhe Shkodër, ndërsa figuron e dyta në qarqet Tiranë, Vlorë, Durrës, Fier dhe Korçë.
Më poshtë vijojnë votat për këshilltarë të marra nga subjektet PS, LSI dhe PD, në të 12 qarqet e vendit, mbështetur në infomacionin e KQZ-së, të publikuar deri në ora 12.18.
Qarku KUKËS
PD – 2958 vota 12.80%
PS – 1381 vota 5.97%
LSI – 1282 vota 5.55%
Qarku LEZHË
PS – 5536 vota 14.32.%
LSI – 4937 vota 12.77%
PD – 3384 vota 8.76 %
Qarku SHKODËR
PD – 9502 vota 24.57%
LSI – 5176 vota 13.39%
PS – 4419 vota 11.43%
Qarku TIRANË
PS – 82.411 vota 35.16%
PD – 60.195 vota 25.68%
LSI – 44.302 vota 18.90
Qarku KORÇË
PS – 31.694 vota 26.97%
PD – 23.294 vota 19.82%
LSI – 18.467 vota 15.72%
Qarku VLORË
PS – 32.727 vota 31.69%
PD – 16.143 vota 15.63%
LSI – 11.924 vota 11.50%
Qarku BERAT
PS – 14.979 vota 28.78%
LSI – 12.515 vota 24.05%
PD – 7604 vota 14.61 %
Qarku DIBËR
PD – 8263 vota 16.03%
PS – 7621 vota 14.78 %
LSI – 5496 vota 10.66%
Qarku DURRËS
PS – 10400 vota 26.10%
PD – 8519 vota 21.38%
LSI – 7108 vota 17.84%
Qarku ELBASAN
PS – 28.042 vota 20.84%
LSI – 19868 vota 14.77%
PD – 19.492 vota 14.49%
Qarku FIER
PS – 47.212 vota 32.12%
PD – 26.110 vota 17.77%
LSI – 25964 vota 17.64%
Qarku GJIROKASTËR
LSI – 11.775 vota 22.19%
PS – 10513 vota 19.81%
PD – 7619 vota 14.36%