Votim elektronik në 3 bashki, fituesi shpallet brenda 30 minutave
Elbasani është bashkia më e madhe ku do të zbatohet teknologjia e votimit elektronik, me 224 qendra votimi për rreth 171 mijë votues. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pa nga afër sesi funksionon pajisjet, por u kthye në një trajnues për moshat e treta.
Nëse deri para disa muajsh sfida më e madhe ishte gjetja e parave për blerjen e teknologjisë, tani sfidë është gjetja e operatorëve që të thjeshtësojnë përdorimin e saj.
A është e sigurt vota në këto pajisje teknologjike? Institucioni nga ana e tij është i sigurt në suksesin e testit të tretë elektoral, por banorët e Elbasanit kanë dilema në përdorimin e saj.
Krahas Elbasanit, votimi dhe numërimi elektronik do të shtrihet gjithashtu në Bashkitë e Vorës dhe Kamzës, ndaj fituesi do të mësohet 30 minuta pasi të mbyllet procesi i votimit.