Votime me probleme që në nisje, përplasje mes demokratëve në Lushnje
Në 6 bashkitë e vendit, sot mbahen zgjedhjet e pjesshme. Procesi nuk ka nisur mbarë as në bashkinë e Lushnjes, ku duket se situata është tensionuar brenda demokratëve, që në këtë garë janë të ndarë.
Procesi i shpërndarjes në materialeve zgjedhore po ecën me ritme të ngadalta. Materialet po shpërndahen me vonesë në 157 qendrat e votimit të bashkisë Lushnjë, pas tensioneve që ka pasur mes mes vetë demokratëve.
Një komisioner që përfaqëson koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, thotë se vonesën e shkaktuan komisionerët e Partisë Demokratike.
“Komisionerët e Partisë Demokratike erdhën me vonesë, kjo bëri që të vonohej dhe shpërndarja e materialeve zgjedhore. Komisionerët e PD-së kishin probleme me listat, nuk gjenin dot kandidatët”.