Votimet e 2019-ës, Zheji: Nëse Kushtetuesja vendos pro mazhorancës, zarfi mund të ketë qenë “i rëndë”

Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Vltana Ademi është duke shqyrtuar zgjedhjet lokale të 2019-ës.

Ademi ka kërkuar nga Kushtetuesja që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme dhe të kemi ripërsëritje të tyre. Kjo u diskutua ditën e sotme në studion e emisionit “Pikat mbi i”, ku të ftuar ishin dy analistët, Fatos Lubonja dhe Artur Zheji.

Analisti Zheji tha, se nëse Kushtuesja vendos në favor të mazhorancës, atëherë, mund të ekzistojë mundësia që vendimi të jetë i manipuluar.

Çfarë vendimi priste të merrte Kushtetuesja?

Artur Zheji: Pra, janë disa faktorë që do të fokusohen në një vatër të vetme për të parë nëse do të kemi një Gjykatë Kushtetuese që do të ndryshojë rrjedhën, apo do ecë në një linjë me atë që po ndodh në vend deri më tani. Nëse Gjykata Kushtetuese na vërteton, me një shumicë qoftë dhe relative votash që kemi themele institucionale të konsoliduar, atëherë rrjedhja e ngjarjeve ndryshon, sepse Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë riparimin. Jo të kthejë kohën pas, por janë disa procese që janë të riparueshme. Duhet gjetur një ekuilibër. Pra e thënë në fjalë më të sakta dhe më konkrete, mund të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit, kjo sjell fuqizimin e të gjithë kryetarëve të bashkive që prodhuan ato zgjedhje. Si riparim i dëmeve të bëra mund të kërkojë zgjedhje të tjera lokale. Unë mendoj që Gjykata Kushtetuese është në një udhëkryq historik.

Ose do të marrin disa lekë të trasha anëtarët e gjykatës për të deformuar rezultatin, e kjo s’do të merret vesh asnjëherë. Nëse vendimi do të merret në favor të mazhorancës, do të ketë një paragjykim të madh. Ne kemi situatë politike radikale. Kemi nevojë absolute për drejtësi dhe arbitrazh. Në momente të caktuara, Ramaa nuk e ka shumicën nismëtare të Gjykatës Kushtetuese. Nëse produkti i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të shkoj në favor të mazhorancës dhe në disfavor të opozitës në mes ka një zarf të madh. Thënë kjo, mendoj dhe kam shumë shpresë që Gjykata Kushtetuese ka integritet dhe do të ketë në maksimumin e saj, sepse janë personalitete që kanë shumë problem të paragjykohen në vendimet e tyre. Prandaj them se shoh shumë të lakuriqtë situatës, ndoshta do të kemi fatin që Gjykata Kushtetuese do të ketë busull Kushtetutën dhe jo interesat.

SHKARKO APP