Votimet këtë të dielë, Ilir Meta: Fitore e padiskutueshme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar sonte në ”Çim Peka Live”, tha se opozita do të arrijë fitore të padiskutueshme në 14 Maj në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Kurse në Sarandë sipas Metës, PS-ja do të dalë forcë e tretë.
”Është e padiskutueshme fitorja në Tiranë, Durrës, Elbasan. Është një histori e përfunduar. Kam bindje dhe për Pogradecin dhe Korçën. Në Sarandë, kandidati i Ramës do të dalë i treti. Opozita nuk ka humbur në 2021 por ishte e shitur. Opozita ka qenë e tradhtuar ndërkohë që tani është një garë e vërtetë”,-tha Meta.