Votimet këtë të dielë në Primaret, 7 kandidatë japin dorëheqjen. Akuza për manipulim të garës
Sot do të zbulohet edhe se kush do të jenë 61 kandidatët e PD-së së Sali Berishës, për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Procesi i votimeve ka nisur që prej orës 08:00, dhe problemet nuk kanë munguar. Deri më tani 7 kandidatë në tre bashki të ndryshme kanë dhënë dorëheqjen nga gara.
Ish-kryetari i degës së PD Devoll, Arben Miza është tërhequr nga gara në primaret. Për të ky veprim ka ardhur pasi dy kandidatet e tjera gra janë anëtare dhe aktiviste të forta gjatë momenteve kur ai ka drejtuar PD e Devollit.
Në Lushnje, Erjon Iljazi është tërhequr nga gara, duke i hapur rrugën dy kandidatëve të tjerë për këtë qark Eduard Sharka dhe Erjon Kërçuku.
Kurse në Tropojë Feride Rrahmanaj, shkruan se ka vendosur të dorëhiqet nga Primaret, pasi sipas saj kjo është një garë e njëanshme dhe e favorizuar nga lart.
Dorëheqjen e ka dhënë edhe Dritan Cani, kandidat në primaret e PD-së për bashkinë e Belshit.
7 kandidatë janë tërhequr
Tropojë-Feride Rrahmana
Lushnje-Erjon Iljazi
Belsh-Dritan Cani
Gramsh-Kodhel Çala
Devoll-Arben Miza
Krujë-Denis Hidri dhe Ilir Ndreu