Votimet këtë të dielë, por PD-ja e Alibeajt nuk gjen dot komisionerë

Partia Denmokratike, ajo që ka kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, përpos se në zgjedhjet e së dielës nuk kanë 61 kandidatë por vetëm 14, tani kanë probleme edhe me pjesën ligjore.

Ka probleme në gjetjen e komisionerëve për qendrat e votimit. Kjo forcë, 5 ditë përpara ditës së zgjedhjeve nuk ka çuar propozimet e saj për 422 qendra votimi. “PD nuk ka sjellë propozime për 422 qendra votimi. PSD për 450 qendra votimi, PL për 75”,-u tha në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Nga sot ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjithë vendin. Ajo që vlerësohet si problematike është fakti se ende afro 100 qendra votimi nuk kanë operatorë për pajisjet e identifikimit biometrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vlerëson se nuk është në kompetencën e tij të gjykojë për retorikën e përdorur nga krerët e partive gjatë takimeve elektorale. Celibashi mohon të ketë probleme me zhvendosjen e vendosjes së qendrave të votimit, megjithatë përsërit thirrjen që zgjedhësit të mos harrojnë të kontrollojnë listat zgjedhore përpara se t’i drejtohen kutive të votimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?