Votimet për balotazh në Primaret, pjesëmarrja deri në orën 15:00 në 5 bashki

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të PD-së, njofton se votimet për balotazh për Primaret në 5 Bashki po shkon normalisht. Pjesëmarrja deri në orën 15.00 është si më poshtë vijon:

Mirditë: 506 votues
Dibër: 850 votues
Mat: 615 votues
Librazhd: 500 votues
Fier: 750 votues

Procesi i votimit mbyllet në orën 18.00, por degët janë udhëzuar nga KOKOE që të vijojnë nëse ka ende në rradhë anëtarë apo simpatizantë në Qendrat e Votimit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e degëve të mësipërme qe ende s’kanë votuar, të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm të PD e me votë të zgjedhin kandidatin e PD për Bashki.

SHKARKO APP