Votimet për kryetarët e degëve, Berisha: Zgjedhjet historike
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha që hodhi votën si anëtar i regjistruar në degën Nr.2 të PD të kryeqytetit për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj zone, e quan proçesin ku është përfshirë kjo forcë, historik për të rikthyer opozitën e vërtetë ku anëtarësia vendos dhe jo kryetari emëron.
”Uroj që çdo demokrat dhe demokrate të PD që firmosin sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD-së. Në PD, firmosin vendimmarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historike, ky është procesi më demokratik, i cili do të qëndrojë në themelet e rithemelimit të PD si një forcë e fuqishme konservatore. Theksoj se këto demokratë dhe demokrate firmosin sot opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë dhe ky është një ogur i mbarë jo vetëm për PD, por për mbarë shoqërinë shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narkoshteti dhe një diktature. Vetëm një opozitë e vërtetë ka shanset për ta shndërruar PD në forcën fitimtare. Urimet më të përzemërta për të gjithë demokratët që votojnë për kryetarët e PD”.
Ish-kryeministri e vlerëson vendimin e Gjykatës që pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt për regjistrimin e statutit të PD të miratuar nga kuvendi i 11 Dhjetorit, të marrë në kushtet e presionit.