Votimi elektronik në 3 bashki, Glover: Ishte një sukses, duhet më shumë punë për trajnimet paraprake
Shefja e misionit të OSBE-ODIHR-it, Glover gjatë raportimit të parë për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ndër të tjera tha edhe se votimi elektronik ishte një sukses dhe se duhet punuar më shumë në përgatitjen dhe trajnimet paraprake.
“E gjithë procedura e zgjedhjeve nuk ka përfunduar ende, jemi ende në pritje të rezultateve dhe duam të dimë se çfarë do ndodhë me raste të caktuara. Sigurisht unë mendoj se votimi elektronik rezultoi i suksesshëm edhe pse pati vështirësi. E kuptoj që shpresa dhe objektivi është që kudo të kemi proces të votimit elektronik. Në qendër të Elbasanit u realizua në kohë por në disa vende të tjera pati vështirësi sepse nuk u realizuan trajnimet përkatëse. Le të shpresojmë se në zgjedhjet e ardhshme”, tha ajo.
Po ashtu shefja e misionit të OSBE-ODIHR-it thotë se kandidatët arritën të bënin fushatë lirisht për çështjet me rëndësi për komunitetet vendore zor se u shfaqën gjatë kësaj fushate.