Votimi elektronik, PD e pakënaqur me Celibashin
Tensionet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 2025 kanë nisur më herët. Qëndrimi i Ilirjan Celibashi nga KQZ-ja që shkon në të njëjtën linjë me socialistët, se në qarkun e Tiranës do të implementohet votimi dhe numërimi elektronik prodhoi jo vetëm refuzim, por dhe tone të forta nga ana e demokratëve.
”Ta harrojë Gjiknuri, ta harrojë Edi Rama dhe ta harrojë kushdo tjetër që mund të implementohet një proces i tillë me kaq dyshime, me kaq pikëpyetje dhe me kaq pak besim nga zgjedhësit pa dakortësinë e opozitës”, tha përfaqësuesi, Ivi Kaso.
Celibashi lajmëroi se për votimin elektronik ka nisur konsultimet me të gjithë aktorët politikë, por sekretari për çështjet zgjedhore dhe ligjore në PD, Ivi Kaso, konfirmon për se nga ana e KQZ-ja nuk ka as ftesë për bisedime dhe as negociata. ”Ne nuk kemi pasur asnjë komunikim me Celbashin qoftë dhe për qarkun e Tiranës i vetmi njoftim është përmes mediave dhe po përmes mediave i bëjmë te ditur qëndrimin tonë”, tha Kaso më tej.
Arsyeja pse Partia Demokratike është kundër elektronikës te cilën në të shkuarën e kërkoi më ngulm, është mungesa e besimit në teknologjinë e implementuar nga ana e KQZ.