Votimi elektronik? Rusmaili: Shqipëria s’është gati

Shqipëria nuk është ende gati për votim elektronik. Për të shmangur rreziqet dhe pasigurinë se teknologjia mund të shndërrohet në rrezik për procesin, fillimisht kjo metodë duhet të planifikohet në disa nivele dhe të pilotohet në zona specifike.

Për ekspertin e Koalicionit për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme, Ilir Rusmaili, teknologjia nuk mund të shihet si zgjidhja e problemeve zgjedhore.

“Teknologjia konsiderohet mekanizmi që shpëton procesin nga manipulimi. Thirrja për futjen e teknologjive bëhet nga partitë për oportunitet politik. Dhe teknologjia futet gradualisht, ndërsa ne e duam sot në të gjithë territorin. Teknologjia duhet të na bëjë procesin, por nuk e bën dot sepse procesin e bëjnë njerëzit”, deklaroi Rusmaili. Për Rusmailin, ekziston edhe një frikë tjetër, ajo e largimit të zgjedhësit për shkak të votimit elektronik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjedhësi do entuziazmohet nga mekanizmi i votimit me “touch screen”, apo do trembet? Zgjedhësi do të jetë i sigurtë se vota e tij do të shkojë atje ku ai do që të shkojë, apo do besojë fort se vota e tij do të devijojë rrugës? Ose ajo që do të dëgjojë përreth do të jetë një stimulim i fortë: ‘voto i lirë se teknologjia është e besueshme’, ose do të jetë një paralajmërim i fortë: ‘ti po voton, por unë do të ta kontrolloj votën’”, tha Rusmaili.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?