Votimi i Diasporës më 11 maj, Jozefina Topalli takim me emigrantët në Abruzzo

Politika në vend kërkon votat e emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm me emigrantët shqiptarë në zonën e Abruzzo-s, Itali. Takimi do të zhvillohet më 26 janar, në orën 12:00, në Restorantin “La Vigna,” Via Cerrano, Pratola Peligna.

Ky aktivitet organizohet nga grupi nismëtar dhe kryetari i shoqatës italo-shqiptare në zonë, Luan Hallulli, i cili ka ftuar emigrantët shqiptarë nga Abruzzo dhe zonat përreth për t’u bashkuar në këtë bashkëbisedim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim do të marrë pjesë edhe Shkëlqim Hoxha, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të lidhet përmes një video-konference në Skype.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?