Votimi i dyfishtë në Gjirokastër/ LSI hedh faktet: 73 raste të dyshimta. PD: Të dhënat janë të qarta

Rezultati i 25 prillit nuk pranohet nga opozita dhe provat e tyre rrëzojnë zgjedhjet, të cilat PD dhe LSI i quan masakra zgjedhore. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, këtë të martë po shqyrton rastet e dyshimta të paraqitura në dy qendra të ndryshme votimi më 25 prill. Përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj tha se në bazë të dokumentacionin ka 73 raste të dyshimta, duke kërkuar hetim. Pro hetimit është shprehur dhe përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso.

Pjesë nga diskutimet

Altin Kaziaj: Dokumentacioni i ZAZ dhe personave që kemi kontestuar për Gjirokastrën, ndërkohë që duhet të ishin të vetëkarantinuar. Mendojmë se KAS duhet të investojnë për qartësimin e pozicineve të tyre. Ishin persona që mund t’i thërrisnit këtu dhe për të parë pasaportën e këtyre personave.

Elidian Salianji, PS: Nuk kemi kërkesa për prova të tjera shtesë.

Suela Hasani, LVV: As ne nuk kemi kërkesa.

Elidian Salianji: Konkluzioni i këtij raporti është i paqartë. Kërkohet sqarim për këto të dhëna. Kërkoj të thirren në seancë kryekomisioneri dhe persona përgjegjës. Përfaqësuesi i firmës që ka në administrim dhe operatorët teknikë. Thuhet 73 raste të dyshimta. Nga verifikimi ynë është 0. I vetmi rast është një person që ka shkuar dy herë në qendër votimi. E them me bindje të plotë; ka 0 persona që kanë votuar dy herë.

Altin Kaziaj, LSI: Për ne është e qartë tabela e lidhur me dokumentin që është dhënë ditën e djeshme. Është marrë hapësirë për të dhënë një të vërtetë, ndërkohë që ne gjejmë shumë të qartë tabelën, është e sqaruar se 12 shenja gishtash kanë përdorur tentativa për 70 persona. Rastet e dyfshita janë parashikuar në kolonën e tretë. Nuk e shoh të arsyeshme për hetim të thelluar.

Ivi Kaso: Të dhënat që na u paraqitën sipas provës janë eksplicite. Në të gjithë zonën zgjedhore është e qartë. Vetëm në 2 raste flet për administratë. Për aq sa i duhet këtij hetimi besoj të dhënat janë të qarta. Komisioni të vendosë nëse ndikon ndarjen e mandateve në zonën zgjedhore. Jemi pro hetimit për çdo lloj rasti. Për ne janë të gjithë raste potenciale që kanë ndodhur. Jemi të hapur për çdo lloj hetimi. Kohën dhe momentin për hetimin zgjidheni ju.

Suela Hasani, LVV: Nuk shprehem sepse nuk i kam provat në dispozicion.

SHKARKO APP