Votimi në Kuvend, reagon Tedi Blushi: Asgjë e re nga fronti i Ramaformës!

Zëdhënësi Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka reaguar për vendimin e marrë sot nga Parlamenti lidhur me anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Deputetët, me urdhër politik, dolën sot kundër qëndrimeve të kreut të shtetit dhe Kushtetutës dhe votuan anëtarët e rinj të gjykatës, pa marrë parasysh zbatimin e ligjit.

Lidhur me këtë vendimmarrje, Tedi Blushi shprehet se vendimi pritej nga ana e qeverisë “Rama”.

Asgjë e re nga fronti i Ramaformës! Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!”,- shkruan në një mesazh në rrjetet sociale, Tedi Blushi.

Presidenti Meta, mesazh deputetëve: Sot, një ditë e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri

SHKARKO APP