Votimi nga Diaspora/ KQZ: 9371 kërkesa të regjistruara, 1435 të miratuara

Për të ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga Diaspora janë regjistruar në total 9371 kërkesa (deri në orën 17:00). Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë miratuar 1435 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkuj me 6721 (71,72%) kërkesa, ndërsa femrat janë 2650 (28,28%). Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 2925 kërkesa.

Më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 3545 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 1733 dhe mbi 56 vjeç janë 1194 kërkesa për regjistrim. Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 967 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 196 kërkesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?