Votimi nga jashtë, Celibashi: KQZ vijon punën përgatitore

Në KQZ është zhvilluar një takim me përfaqësues të subjekteve që ofrojnë shërbime postare ndërkufitare në kuadër të mundësimit të votimit nga jashtë vendit. Për të KQZ vijon punën përgatitore për të drejtën e votës për shtetasit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, për zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë

Zhvilluam sot në një takim informues të nivelit teknik me përfaqësues të subjekteve që ofrojnë shërbime postare ndërkufitare në kuadër të mundësimit të votimit nga jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbështetje të ndryshimeve më të fundit të Kodit Zgjedhor, KQZ vijon punën përgatitore për mundësimin e ushtrimit të drejtës së votës për shtetasit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, për zgjedhjet e ardhshme për Kuvend të vitit 2025.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi aspektet teknike të procesit të votimit nga jashtë vendit për modalitetet dhe afatet e dërgimit të fletëve të votimit dhe çdo materiali tjetër zgjedhor nëpërmjet shërbimit postar.

Vlerësuam të domosdoshëm dhe të frytshëm këtë takim paraprak në funksion të qartësimit të rregullave që do të rregullojnë këtë proces, veçanërisht me synimin për të siguruar integritet, besim publik dhe transparencë në procedurat vijuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?