Votimi nga jashtë, Celibashi: Nëse ju është refuzuar regjistrimi, rezervoni telefonatë me KQZ-në
Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi është shprehur sot, se për të gjithë votuesit nga jashtë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), ata mund të rezervojnë një telefonatë me KQZ Shqipëri duke zgjedhur orarin në linkun: www.kqz.gov.al/rezervo2.
Celibashi thotë se ka ende kohë për të aplikuar dhe riaplikuar në PER deri më 4 mars 2025.
Duke ju referuar shifrave të KQZ-së, deri tani janë mbi 200 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), që nga data 11 janar, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
KOHA JONË SONDAZH

