Votimi për kreun e PD-së, vijon procesi pa probleme nga veriu në jug

Votën për të zgjedhur kreun e ri të PD-së, e kanë mbi 75 mijë anëtarë, për të zgjedhur mes Lulzim Bashës, Agron Shehajn, Edit Harxhit dhe Fatbardh Kadillit.

Qendrat janë hapur në orën 08.00 dhe procesi i votimit do të përfundojë në orën 19.00. Në Berat do të votojnë 1640 votues për kryetarin e partisë. Votimi ka filluar në orën 08:00 pa asnjë problem.

Mëngjesin e kësaj të diele ka nisur votimi edhe në degën e PD në Fier. Janë 2500 anëtarë aktivë që përfshihen në procesin e votimit, që po zhvillohet për zgjedhjen e një prej katër kandidatëve.

Procesi i votimit zhvillohet në mjediset e zyrave të Partisë Demokratike, proces i cili do të përfundojë në orën 19:00. Janë ngritur dy komisione të administrimit të zgjedhjeve në Fier, për shkak të numrit të lartë të anëtarësisë. Deri më tani kanë votuar rreth 200 anëtarë më të drejtë vote.

Në Durrës 2900 anëtarë të Partisë Demokratike votojnë sot për kryetarin e partisë. 2402 antarë të PD në Lezhë do të votojnë për kryetarin e kësaj force politike.

Në Vlorë, 1435 është numri i anëtarëve me të drejtë vote, të cilët do ti drejtohen qendrës së votimit, të ngritur pranë selisë së PD-së në Vlorës, për të zgjedhur kryetarin e ri.

Në Korçë, numri total i qytetarëve në të gjitha bashkitë e qarkut numri i anëtarësisë së miratuar nga PDSH për të votuar është 5379.

SHKARKO APP