Votohet qeveria e re në Kosovë me 61 vota
Parlamenti i Kosovës me 61 vota miratoi përbërjen e qeverisë së re të koalicionit të Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe partive të pakicave.
Seanca u bojkotua nga lëvizja Vetëvendosje e cila kërkon zgjedhje të reja, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, votoi kundër qeverisë së re.
Qeveria e re pasoi rrëzimin e qeverisë së koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike më 25 mars më një mocion mosbesimi të kësaj të fundit.
Përbërja e qeverisë Hoti
Avdullah Hoti – Kryeministër, LDK
Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër i parë, AAK
Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër, LDK
Albulena Balaj – Zëvendëskryeministre, Nisma
Goran Rakiç – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, Lista Serbe
Hykmete Bajrami – Ministre e Financave, LDK
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, LDK
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, LDK
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes, LDK
Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës, LDK
Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme, LDK
Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë, LDK
Selimi Selimi – Ministër i Drejtësisë, AAK
Blerim Kuqi – Ministër i Ambientit, AAK
Meliza Haradinaj – Ministre e Punëve të Jashtme dhe Disaporës. AAK
Ramë Likaj -Ministër i Arsimit dhe Shkencës, AAK
Skënder Reçica – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nisma
Vesel Krasniqi – Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Nisma
Dalibor Jevtiç – Ministër për komunitete dhe kthim, Lista serbe
Enis Kervan – Ministër i Zhvillimit Rajonal, pakica turke.
KOHA JONË SONDAZH

