Votoi kundër draftit të PS, deputetja Topi: Rama kërkon tepsinë por po mban peng vendin
Me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim, Kuvendi miratoi këtë të hënë në një seancë të tensionuar, draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Deputetja Suzana Topi votoi kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor të paraqitura nga maxhoranca në Kuvend.
Sipas saj, diktuar nga frika e humbjes së zgjedhjeve, Rilindja po favorizon veten dhe nuk pranoi versionin e opozitës për të marë asistencë ligjore nga OSBE-ODIR për draftet e paraqitura nga të gjithê aktoret politik në Këshillin Politik.
”Po si do ta kërkoni tepsinë dhe timon për ti qeverisur Shqiptarët kur ju në këto 7 vjet e gjysëm vetëm i keni mashtruar me propagandē dhe nuk keni mbajtur asnjë premtim por keni sjellë vetëm varfëri, zhgënjim dhe pasiguri për të ardhmen”,- tha ajo.
Fjala e plotë
Të dashur Shqiptarë! Ju sot e kuptoni qartë se aktori dhe mashtruesi kryesor EDI RAMA po e mban peng vendin për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke thyer rregullat e njëanëshme të lojës me një garrë të pabarabartë mes paleve.
Nê emër të hapjes së listave ai miratoi në mënyrë të njëanëshme ndryshimet kushtetuese dhe sot po në mênyrë të njëanëshme kërkon të votojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor në shkelje të marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit,duke venë në rrezik hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ky Kryeministër në ketë foltore pasi ndryshoi kushtetutën me një grup deputetësh të opozitës parlamentare, te kapur apo të blerë që i binden verbalisht duke i shkaktuar njē dëm të madh vëndit tonë, trumbetoi me të madhe se do ti hapte listat dhe se do ti bindej vullnetit të popullit.
Sot listat janë të mbylluara 100% duke penguar të drejtën kushtetuese të Shqiptarëve për të zgjedhur deputetin që ata duan ti përfaqësoje. Situata aktualisht është e paprecedent nga ky kryeminister qe as nuk sheh dhe degjon thirrjet e vazhdueshme të ambasadorëve të vëndeve partnere strategjike të Shqipërise, por edhe të Presidentit të Republikes i cili është garant i Kushtetutës dhe ruajtjes së stabilitetit në vënd.
Diktuar nga frika e humbjes së zgjedhjeve. Rilindja po favorizon vetëveten dhe nuk pranoi versionin e opozitës jashtparlamenatre për të marë asistencë ligjore nga OSBE-ODIR për draftet e paraqitura nga të gjithê aktoret politik ne keshillin politik. Formula e koalicioneve parazgjedhore dhe hapja e listave janë ato qe ju trembin me shume sepse frika e humbjes ju ka hyrë në palcē. Rilindjes së krimit dhe korrupsionit i janë errur sytē pêr një pushtet të tretē. Po si do ta kërkoni tepsinë dhe timon për ti qeverisur Shqiptarët kur ju në keto 7 vjet e gjysëm vetëm i keni mashtruar me propagandē dhe nuk keni mbajtur asnjë premtim por keni sjellë vetëm varfêri ,zhgënjim, dhe pasiguri për të ardhmen.
Sipas disa raporteve ndërkombëtare dhe kombëtare projeksioni i Shqipërisë është i trishtë. Borxhi publik që deklaron FMN është mbi 80% pa detyrimet e prapambetura dhe pagesat në arbitrazh. Skenarin më të keq në gjithë rajonin sipas BERZH-it e ka Shqipëria me një rënje ekonomike -9 %, mijëra biznese kanë ulur qepenët duke lënë mijra të papunë për shkak të keqmenaxhimit dhe mos trajtimit me paketa ndihmëse konkrete nga qeveria pas mbylljes qe i beri për shkak të pandemise. Ju kujdeseni vetëm për oligarkët tuaj dhe nuk i ndaluat pagesat për ta edhe në kohë pandemie, ju kujdeseni për konçesionet e PPP per të mbushur xhepat tuaj, ndaj 25 Prilli është dita e fitores spektakolare e opozitës të bashkuar ! I bej thirrje çdo deputeti në sallë të votojë kundër këtë projektligj!
KOHA JONË SONDAZH

