Voton edhe kandidati për kryetar i PD Ibsen Elezi: Drita e së ardhmes nuk jemi as unë, as doktori

Pasi hodhi votën për kreun e ri të PD-së në selinë blu, kandidati Ibsen Elezi ka përsëritur thirrjen që komisionerët të heqin imazhin e 13 qershorit. Ndër të tjera ka komentuar edhe fjalën e Berishës, duke thënë se drita e së ardhmes nuk është asnjëri prej tyre por demokracia. Elezi shtoi se nuk do të tolerojë asnjë shkelje.

“Sot nuk është e lejuar të bëj mesazh për veten. Komisionerët kanë në dorë një proces që ka të bëjë me demokracinë, me votën dhe ajo çfarë unë kam bërë thirrje sot që në mëngjes është të heqin imazhin e 13 qershorit, të numërojnë çdo votë.

Ka zëra që qarkullojnë se proceset kanë pasur shkeljet nga më të rëndat në të kaluarën. Unë bëj thirrje dhe vjen logjikisht, nuk kam informacion dhe asnjë fakt për shkelje deri tani. Ka qenë situatë e tensionuar që vëzhguesit kanë pasur dilemat e veta dhe unë kam qenë tolerues.

Drita e së ardhmes nuk është as doktori,por as unë. Është demokracia. Unë jam fokusuar shumë tek procesi dhe kam pranuar të jem në garë dhe nuk mund të hiqja dorë nga gara se kam luftuar për proceset. Kam toleruar pafundësi shkeljes por sot nëse nuk verifikohet që komisionerët janë korrekt nuk e toleroj”, tha Elezi.

SHKARKO APP