Voton Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë kanë votuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:55.
“Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë, me të drejtë vote, sot ka ditën që të dëgjohet, që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshimin.
Këto votime nuk janë të partive politike. Janë të qytetarëve dhe duhet t’iu shërbejnë qytetarëve”, deklaroi Begaj pasi doli nga qendra e votimit.
Begaj votoi në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.