Voton Rama: Referendimi, socialistët sot bëhen vendimmarrës
Anëtarësia socialiste le ta shfrytëzojë këtë instrument demokratik që i paraqitet sot përmes referendumit.
Një mesazh të tillë mësohet se ka lëshuar sot publikisht kryesocialisti Edi Rama, teksa ka votuar në Qesarakë, Dajt, në kuadrin e këtij procesi zgjedhor, që do përcaktojë edhe të ardhmen e mandatit të kryetarit të Partisë Socialiste.
“PS-ja po zgjerohet dita-ditës. Dhe ky është një monent me rëndësi për socialistët. Ata sot po bëhen vendimmarrës”, tha ai.
Ndërkaq, dje kryeministri Rama i ftoi gjithë anëtarët socialistë që të votojnë në referendum, për të dhënë sipas tij kontributin e tyre, në forcimin e demokracisë brenda partisë.
Kështu, Rama publikoi dje, pasdite, vetëm një status në rrjetin social, “Facebook”, ku shkroi: “Nesër (sot) një ditë e shënuar për PS që pyet anëtarësinë me referendum. Pjesëmarrja e çdo anëtari kontribut për forcimin e demokracisë në PS”.
KOHA JONË SONDAZH

