Voton Sali Berisha: Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar (VIDEO)

Ka nisur në të gjithë Shqipërinë procesi i votimit. Në të gjithë vendin janë 3 milionë e 588 mijë e 869 qytetarë shqiptarë më të drejtë votë. Që në orët e para të mëngjesit është vënë re një numër i lartë i qytetarëve të cilët janë drejtuar drejt kutive të votimit në qendrat përkatëse. Në votime ka marrë pjesë dhe ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me bashkëshorten e tij.

“Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar. Ftoj me këtë rast çdo qytetar, të firmosë ditën e sotme një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Të votojë për sakrificat e tij, për familjen, për fëmijët, për nipërit, për emigrantët që një regjim në largim i bllokoi, u shpiki karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votën e tyre. Të votojë për të gjithë ata që i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri.

Rroftë fitorja. Deri tani votimi po ecën i sigurtë drejt fitores, megjithë përpjekjet e përplitjet antiligjore, të pamoral, të ikanakëve. Fitorja po bëhet çdo sekondë, çdo minutë më e madhe e më e fuqishme”, deklaroi Berisha.

KQZ ka publikuar pjesëmarrjen në rang vendi deri në orën 08:00

-Pjesëmarrja: 3.21%

-Raportuar: 863 nga 5199 QV total

-Votuar 19012 nga 592200 zgjedhës në listën e QV të raportuara

Ndërkohë kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në 19:00.

SHKARKO APP