“VOTONI 6”, Kryemadhi me kandidatët e Elbasanit: Qytetarët presin me padurim 25 Prillin për të vulosur përmbysjen e madhe

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ndodhet në Elbasan aty ku ka zhvilluar një takim me kandidatët e listës së LSI-së për deputetë në këtë qark.

Ndërsa publikon pamje nga ky takim, ku të gjithë kandidatët tregojnë me duar numrin 6 duke i ftuar shqiptarët që më 25 prill të votojnë për LSI-në, Kryemadhi në komentin e saj të shkurtër thekson se fitorja në Elbasan ka emrin LSI, ndërsa shton se qytetarët presin me padurim 25 Prillin për të vulosur përmbysjen e madhe.

“Mes kandidatëve fitues të Elbasanit dhe rinisë së mrekullueshme. Fitorja në Elbasan ka emrin LSI. Qytetarët presin me padurim 25 Prillin për të vulosur përmbysjen e madhe”, thekson Kryemadhi.

SHKARKO APP