Vranësira, por temperatura deri në 33 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Me gjithë vranësirat në pjesën më të madhe të vendit, temperaturat maksimale parashikohet të shkojnë deri në 33 gradë celcius.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje. Nesër pritet mot me diell dhe një rritje e ndjeshme e temperaturave.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08ºC në 25ºC, në zonat e ulëta nga 13ºC në 32ºC dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 33ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndrësa forca e valëzimit në det 5 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 13ºC në 30ºC.

SHKARKO APP