Vrasësi serial i grave, dosja kriminale e 40-vjeçarit që bëri masakër
Dan Hutra, është një vrasës i grave. 40-vjeçari është autor i masakrës në Kodër-Kamëz, ku vrau këtë të mërkurë me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën.
Autori Dan ka pasur konflikte te vazhdueshme me familjen Hysa. Ish-bashkëjetuesja e tij është larguar nga banesa nga sherret dhe Dan Hutra ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e shpenzimeve që kishte bërë për të, rreth 500 mijë lekë të reja. Menjëherë në atë kohë është thirrur policia e zonës që e ka arrestuar dhe aty kjo ka marrë urdhër mbrojtje. Edhe vetë Elena Hysa njihet si problematike pasi është akuzuar për mashtrim.
Dosja e tij kriminale është e madhe. Ai është një personazh i njohur për drejtësinë me të shkuar të rëndë kriminale, i dënuar e akuzuar për një sërë krimesh. Në 2007 Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë me armë zjarri ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e kishte vrarë me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi.
Hutra kishte qenë i dënuar edhe në vitin 2003, pasi kishte marrë peng kunatën e kishte përdhunuar kunatën tjetër. Ndërkohë në vitin 2014 në qelinë ku vuante burgun në Drenove kishte futur disa sharra hekuri. Dan Hutra, autor i masakrës së sotme, ishte arrestuar në qershor të vitit 2021 për dhunë në familje, por ishte lënë i lirë më 16 shkurt 2023.