Vrasja e 25-vjeçarit, Bylykbashi: Prokuroria duhet të tundë themelet e shtetit
Vrasja e 25-vjeçarit në ditën e Rinisë, për ish-deputetin e PD-së, Oerd Bylykbashi, ka ndodhur pasi sipas tij, në këtë shtet nuk gjen drejtësi dhe nuk ka shpresë që prokuroria ta hetojë, pasi prokurorët kanë frikë dhe janë të korruptuar.
”Tragjedia ku një i ri humbi jetën në mënyrë kriminale ne ditën e rinisë ishte spunto për të reaguar. Nuk ishte një ditë ku të rinjtë kërkojnë drejtësi e shpresë se nuk e kanë. Në këtë vend ai i ri humbet jetën se e dhunon që ka thyer shtetrrethimin është si filma të kohës së luftës. Një shtet ku nuk gjen dot drejtësi, në gjykata nuk ka shpresë që prokuroria ta hetojë si duhet këtë krim. Na del SHÇBA që thotë se kush është vepra penale dhe jo prokuroria që ta drejtojë e tundë themelet e shtetit, sepse prokurorët kanë frikë dhe janë të korruptuar, por duhet të çojnë pas hekurave ata që shkelin ligjin e marrin jetën e dikujt”,-tha Bylykbashi.
30 vite nga rrëzimi i komunizmit, Bylykbashi thotë se nuk është ky shteti që aspiruam, kur edhe fëmijët e sotëm kanë të njëjtin slogan; E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ai nuk e përjashton edhe përgjegjësinë e tij si politikan dhe qytetar dhe thotë se 4 vitet e ardhshme duhet të formësojnë shtetin e së drejtës.
”Një zvarritje 30-vjeçare për të arritur këtu ku jemi, ku fëmijët tanë kanë të njëjtin slogan, që është: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ku është shpresa? Nuk ishte ky shteti për të cilin aspiruam 30 vite më parë. 8 dhjetori është përmendore shpirtërore për këdo prej nesh. Unë kam qenë gjimnazist dhe u solidarizuam me studentët dhe nuk menduam për pasojat. Një pjesë e shqiptarëve mund të kenë më shumë për të ngrënë, shtëpi e makina më të mira, por perspektiva jonë të ishim si gjithë Europa nuk është. Na mbyllet dera e kryeministrit Rama nga Evropa, por gjak nga hundët u del shqiptarëve. Unë nuk e heq përgjegjësinë time si qytetar e politikan dhe si politikan 4 vjeçari nuk mund të jetë ul e ngri taksat, por shtetin e së drejtës që nuk i brutalizon e i plas në dyert e gjykatave. Nuk është ky shteti që aspiruan 30 vjet nëse nuk kthejmë shtetin e së drejtës. Jo vetëm të marrim një mandat për të qeverisur më mirë se këta por të rikthejmë vendin në trajektoren e BE se kemi ngatërruar rrugën”,-tha për ”A2cnn”.