Vrasja e 3 grave, Presidenti Begaj: E papranueshme! Organet ligjzbatuese të veprojnë me forcë ligji

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për vrasjen e 3-fishtë sot në Tiranë, duke thënë se ngjarja makabre është shumë e papranueshme. Teksa shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave, kërkon që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit.

“Lajmet makabre të ditës së sotme në Tiranë, ku tre gra janë vrarë e tre të tjera janë plagosur, janë tërësisht të papranueshme! I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave!

Fenomene të tilla të dhunës ekstreme apo të çdo lloj forme dhune ndaj grave nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë demokratike, ku dinjiteti dhe jeta e njeriut janë vlera të larta dhe të pazëvendësueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dënoj ashpër të gjitha ngjarjet e dhunës në familje dhe kërkoj që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit. Një shoqëri ku gruaja vritet, dhunohet, keqtrajtohet, nënshtrohet, është një shoqëri që nuk duhet të pushojë së vepruari deri sa ky realitet të ndryshojë totalisht”, tha Begaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?