Vrasja e 8-vjeçarit, Nikolla: Krimineli u përkëdhel në dënimin e parë. 2 iniciativa ligjvënëse në Kuvend

”Krimineli ishte përkëdhelur në dënimin e parë”. Kështu shprehet kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla për vrasësin e 8-vjeçarit. Nikolla e cilëson një ngjarje makabre dhe për të ky rast kërkon një reflektim të të gjithëve. Nga ana tjetër, kryeparlamentarja tregon se në Parlamentin e Shqipërisë janë depozituar dy iniciativa ligjvënëse, njëra nga një deputete dhe tjetra nga 20 000 zgjedhës

“Shpresojmë që në këtë rast drejtësia të jetë në lartësinë e detyrës për të dhënë dënimin maksimal për këtë akt makabër. Në Parlamentin e Shqipërisë janë depozituar dy iniciativa ligjvënëse, njëra nga një deputete dhe tjetra nga 20 000 zgjedhës.

Ndodh ndoshta për herë të parë, pikërisht për të adresuar këtë problem, duke krijuar një regjistër kombëtar të dhunuesve. E kam fjalën këtu jo vetëm të dhunuesve për fëmijët, por edhe për ata ndaj grave dhe vajzave.

besoj që do të jetë një debat shterues për të mundësuar të gjithë spektrin e nevojshëm të ndërhyrjeve ligjore, që raste të tilla të mos përsëriten, që raste të tilla të mos ndodhin”, tha Nikolla për ”Report Tv”.

SHKARKO APP