Vrasja e Klodian Rashës, PD: Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, s’e shpëton dot Ramën nga përgjegjësia
Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, i cili ka paralajmëruar një dalje publike sot në orën 18:00 ku do të japë qëndrimin e tij për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një punonjës policie.
Sipas Alibeajt, Rama pasi mbaroi pazarët në Neë York, paralajmëroi daljen sot në tv për shfaqejn e propagandës së radhës.
REAGIMI I PD
Pasi mbaroi pazaret në Neë York, Edi Rama paralajmëroi se sot do na shfaqet në TV për shfaqjen e propagandës së radhës, siç bën gjithmonë për t’i ikur përgjegjësisë.
Për 3 ditë me radhë, nga Neë York ku kaloi pushimet, nuk gjeti kohë për t’i shprehur ngushëllime familjes Rasha për ekzekutimin makabër në derë të shtëpisë së djalit të saj.
Gjatë gjithë këtyre ditëve me urdhër të tij u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën.
Kur e pa se nuk ia doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtet, por për vdekjen e tij.
Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama frymëzuesi i dhunës, i arrogances dhe i urrejtjes.
Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia.
Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më Edi Ramën.
Koha e tij ka mbaruar.