Vrasja e Klodianit/Të rinjtë marshim-protestë para Kryeministrisë
Të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rashës i cili u vra nga efektivi i policisë. Në një mot me shi, të pajisur me çadra, pankarta në duar, të rinjtë kanë marshuar nga një institucion në tjetrin për të ngritur zërin mbi kauzën e tyre.
”Kërkojmë dorëheqjen e Ministrit dhe Kryeminstrit. Kërkojmë drejtësi për Klodianin. Klodiani mund të ishte një prej nesh mund të ishte vëllai jonë”.
Një tjetër protestë është paralajmëruar sot pasdite, nga shoqëria civile, rreth orës 16:30, edhe pse më parë në rrjetet sociale u njoftua se do të zhvillohej në orën 22:00.
Një natë më parë, një tjetër protestë u mbajt në Shkodër, ku persona të ndryshëm zhvilluan një marshim të heshtur duke kërkuar drejtësi për Klodianin. Efektivi që qëlloi të riun u arrestua të martën për tejkalim të kompetencave, ndërsa familjarët e tij kërkojnë drejtësi nga shteti.
Lexoni edhe…
- Si mund të vritet 25-vjeçari vetëm se theu orën policore?!
- Vrasje nga policia, sot protestë masive para Ministrisë së Brendshme
- Vrasja e 25-vjeçarit/ SHÇBA: Polici kapërceu kufijtë e mbrojtjes
- Petrit Vasili: Lleshaj shporru, ç’pret më!
- “Policia nuk pa nga errësira kur qëlloi, por ishte e aftë te gjente armën natën”
- Opinion/ Polici tërhoqi këmbëzën, Klodjanin e vrau qeveria
- Oerd Bylykbashi: Të vdesësh në ditën e rinisë
- Ylli Manjani: Është vrasje me dashje, jo kapërcim i mbrojtjes së nevojshme