Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet familjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes së 56-vjeçarit, Pjerin Xhuvani, i fundit ky që humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri në Elbasan, mesditën e sotme.
Teksa thekson se në Elbasani është një nga qytetet më problematike të vendit, Meta ka bërë thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhin më situata të cilat përfundojnë me tragjedi.

Po ashtu Kreu i Shtetit kërkon nga policia e Shtetit që të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim.

Presidenti Meta: Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit. Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kultures, i qytetarise është kthyer ne një nga qytetet problematike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimes dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve.

Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi.

Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?