Vrasja në Elbasan, BE: Të shmangen aktet e dhunshme
Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ka reaguar edhe Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë.
Përmes një deklaratë në profilet e saj zyrtare, Ambasada e BE i ka bërë apel autoriteteve “të hetojnë në mënyrë të shpejtë aktin e dhunshëm të ndodhur në Elbasan, duke bërë qartësi mbi përgjegjësitë”
“Ne bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës së ashpër dhe fjalimeve që shtyjnë drejt urrejtjes, në këtë moment vendimtar të fushatës zgjedhore”, thuhet në reagim.
The violent act that took place in Elbasan today must be rapidly investigated by the competent authorities, and clarity about responsibilities needs to be made and followed up thoroughly. 1/2
— EU in Albania (@EUinAlbania) April 21, 2021
KOHA JONË SONDAZH

