Vrasja para zgjedhjeve në Elbasan, Gazment Bardhi: Di çfarë ka ndodhur

Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një intervistë për ”A2cnn”, u pyet për ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ka qenë një ngjarje e rëndë, por e paralajmëruar nga PD për shkak të mënyrës që zgjodhi PS për të bërë fushatë, për të shantazhuar dhe kërcënuar votuesit, por edhe për të blerë vota. Unë kam bërë thirrje për të hetuar në mënyrë të shpejtë dhe profesionale. Në dijeninë time, hetimi është në zhvillim. Nuk ka akoma një konkluzion të organit të prokurorisë”, u shpreh Bardhi.

Për më tepër ai theksoi se ka informacionin e plotë mbi ngjarjen, por nuk do të flasë derisa drejtësia të flasë.

”Unë kam vendosur për të mos komentuar atë ngjarje, pasi për mua nuk ka rëndësi politika kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve. Në anën tjetër, unë dua të siguroj se kam informacionin e plotë se çfarë ka ndodhur në atë ngjarje, kush ka qenë rrethi i personave të përfshirë në atë ngjarje, sigurisht edhe dinamikën. Kam vendosur të tërhiqem, të mos flas, sepse dua t’i jap shansin drejtësisë për të bërë drejtësi në atë çështje”.

SHKARKO APP