Vrasjet në Elbasan, PD hidhet në sulm kundër Tahirit

Ende pa u sqaruar rrethanat e ngjarjes në Elbasan ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, nga Partia Demokratike kanë nisur sulmet ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Kryeministrit Edi Rama.

Pas deputetit Flamur Noka, me një status në Facebook ka reaguar dhe deputetit Gent Strazimiri. Ai thotë se ngjarje si ajo në Elbasan do të ndodhur për sa kohë që në polici do jënë jo profesionistë, por numërues të partisë.

Komenti në Facebook i Strazimirit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Siguria publike në dorë të krimit të “Partisë” … me konçesion! Në qitapet e Qeveriut kjo e sotmja shënohet “1 vrasje (me 3 viktima) dhe 1 plagosje (me 6 të dëmtuar)…

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu do i dalin “sajmirit të kryeministrit” në fund të vitit edhe “më pak vrasje” se vjet, dhe ky vit do ketë qenë edhe “më i sigurtë”… Vrasësit, siç raportohet, janë një grup i mirëorganizuar deri në detaje (veshur përsëri me uniforma policie), me ç’duket të gjithë kontigjent, nga ata që policia paguhet për t’i patur nën mbikqyrje, pikërisht për parandalim!

Por ata nuk mbkiqyren sepse nuk ka polici! Puna e policisë së mbushur me oficerë Sigurimi, financues, komisionerë e numërues të “Partisë”, nuk matet me rezultate por me “partishmëri”… Rezultatet i prodhon “sajmiri” dhe i shesin të paketuara posaçërisht për ju, mjerot e Haremit të konçesioneve…Kaq!!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?