Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera brenda 1 ore, vrasësi serial Dan Hutra ende në arrati
Shqipëria është tronditur nga vrasja e trefishtë në Kamëz, nga një dorë e vetme, si dhe plagosja e tre grave të tjera. Të gjitha këto ngjarje kaq të forta kanë ndodhur brenda 1 ore, dhe Dan Hutra del të jetë më i fortë se shteti.
Ngjarja e parë-Rreth orës 13:00 në Paskuqan: Dan Hutra, 40-vjeç shkoi në shtëpinë e ish-partneres dhe hapi zjarr. Bilanci është dy të vdekura, Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.
Ngjarja e dytë-Thuajse në të njëjtën kohë ndodh ngjarja e dytë kriminale. Në Kamzë një vajzë 31-vjeçare u gjet e ekzekutuar me armë zjarri në shtëpinë e saj. Ajo është Etleva Kurti, cila siç tha policia paraprakisht, është vrarë në rrethana të paqarta. Dëshmitarët thanë se autori qëlloi nga një makinë e zezë që u largua me shpejtësi. (Lexo më shumë)
Ngjarja e tretë-Disa orë më vonë, u zbulua një tjetër krim, ngjarja e tretë kriminale, këtë herë në Astir. Para masakrës në Paskuqan, Dan Hutra kishte plagosur një tjetër grua. Bëhet fjalë për 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, ish e dashura e Dan Hutrës.
Dyshimet e grupit hetimor të policisë janë se këto ngjarje kanë një autor, pikërisht 40-vjeçarin Dan Hutra. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve se Dan Hutra është i armatosur dhe i rrezikshëm, e kushdo që ka informacione të njoftojë autoritetet. Ai është person me precedent të theksuar kriminal, i liruar nga burg vetëm pak kohë më parë.