Vritet 31 vjeçari/Shkojnë për të festuar, por qëllohen me armë nga pronari i lokalit

Të shkosh për të festuar dhe të kthehesh i vdekur në shtëpi, kjo kryesisht ndodh vetëm në trevat shqiptare.

Dy persona të plagosur të transportuar nga një person i tretë, që të gjithë nga Kukësi, kanë hyrë me nxitim në pikën kufitare të Morinit mëngjesin e 3 janarit 2023 dhe i janë drejtuar spitalit të Kukësit.

Në spital, njeri prej tyre nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të armës me të cilën e kanë qëlluar dhe ka ndërruar jetë. Ky është lajmi i parë tragjik për këtë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Kukësit jep detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.

Si pasojë e plagëve të marra 31-vjeçari V.C, ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa 27-vjeçari R.Sh, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C, R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre. Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”.

Ky është njoftimi paraprak i ngjarjes. Mësohet sipas burimeve kosovare se ka qenë pronari i lokalit që ka qëlluar në drejtim të rinjve kuksianë, por akoma pritet një njoftim i dytë nga policia shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?