Vritet me armë zjarri një 22-vjeçar. Dyshohet se është qëlluar nga shoku i tij

Një person është vrarë më armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Bulqizë.

Sipas News24 viktima dyshohet se është një 22-vjeçar dhe ende nuk dihen rrethana e ngjarjes, por mendohet se është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij.

I riu kishte marrë një plagë në shpatull dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në polici dhe po pyetët për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, Policia ka zbardhur vrasjen e 22-vjeçarit E.B në Fushë Bulqizë. Mësohet se autori i kësaj ngjarjë është shoku i viktimës, i cili e ka plagosur aksidentalisht, por më pas ka ndërrur jetë rrugës për në spital.

Policia shoqëroi menjëherë 27-vjeçarin me iniciale K.K për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas policisë vrasja ka ndodhur “rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, ku shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte.

Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës”.

Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP