Vr@sja e 14-vjeçarit, Fuga: Po shoh veç reagime në rrjete, jo në jetën reale

Akademiku Artan Fuga flet për vrasjen e 14-vjeçarit, ku thotë se është një ngjarje shumë tragjike, por që nuk po sheh një reagim në jetën reale, veç në rrjete sociale. ”Nuk shikoj një reagim qytetar të vërtetë në jetën reale, më shumë ka reagime në rrjetet sociale, çka do të thotë se kanë rënë në atë kurthin e virtualitetit. Adoleshenca shqiptare ka shumë, shumë, shumë probleme”, tha Fuga.

Për të psikologët e njohin atë sjelljen e adoleshentit për tu hequr si një qënie e jashtëzakonshme, shto edhe elementë të tjerë si shoqëria e spektaklit, ku loja merr emocione negative të tjera. Fuga tha se sigurisht shkollat ka problemet e veta, ka humbur dimensionin edukativ në shumë raste.

”Edhe elementi informativ është shumë i dobët për shkak të teksteve shumë të dobëta. Kemi lëndët shoqërore shumë të vjetra, arkaike, jashtë kontekstit shqiptar. Prindërit duhet të marrin nën kontroll shkollën, shkolla është pjesë e qytetit. Nuk bëhet as me oficerë sigurie as me kamera, pasi dhuna mund të nisë në bankat e shkollës, por bëhet në rrugë”, tha Fuga.

SHKARKO APP