Vr@sja e nxënësit në shkollë, Begaj: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale

Presidenti Bajram Begaj i shpreh ngushëllime familjes së 14-vjeçarit që mbeti viktimë e konfliktit me bashkëmoshatarët në shkollë, ndërsa uroi shërimin e nxënësit tjetër që mbeti i plagosur. Në këtë mesazh, presidenti bën apel për reflektim të shoqërisë shqiptare në edukimin e brezit të ri.

Postimi i plotë

Ndarja nga jeta e 14-vjeçarit është për të gjithë ne një dhembje e madhe. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij! Gjithashtu, uroj nga zemra shërim të shpejtë e të plotë për nxënësin e plagosur!

Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë, duke përfshirë shoqërinë, shkollën dhe familjen.

Si shoqëri, kemi një sfidë të madhe përpara: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirën online, si dhe të ndalojmë çdolloj shfaqje të dhunshme në shoqërinë tonë.

Fëmijët dhe të rinjtë tanë meritojnë të orientohen drejt modeleve pozitive të punës, shkollimit dhe arritjeve nëpërmjet tyre.

SHKARKO APP