Vrulli i Maringlen Dishës
Aktualitet Politikë E Martë, 11 Prill 2023 11:32
Maringlen Disha është kandidati i PS për Bashkinë e Librazhdit.
Ai që në fillim të zyrtarizimit si kandidat postoi shënimin e thjeshtë: “Me bindjen e plotë që edhe këtë herë do të jemi ne ata që do vazhdojmë më tej zhvillimin e qytetit tonë Librazhdit, dua të falenderoj Kryeministrin Edi Rama, Drejtuesin e Qarkut Elbasan, Damian Gjiknurin dhe Partinë Socialiste për besimin që më dhanë në këtë garë.
Jam tërësisht i angazhuar ndaj besimit të Librazhdasi,për t’i dhënë qytetit dhe fshatrave vlerën që meritojnë!
Së bashku në këtë garë, do t’ia dalim, për Librazhdin tonë, për qytetarët tanë!”– Kaq publikoi Disha dhe me pas takime kudo në qytet dhe në fshatrat e zonës.
Kembëngulës dhe me pasion për ta ndryshuar edhe me shumë Librazhdin, ai vazhdon takimet elektorale.
Duke patur eksperiencë dhe duke e njohur jetën ai e di se duhet jo vetëm mbështetja komunitare, ndonëse ajo mbetet përcaktuese me 14 maj, porse duhen edhe njohje dhe lidhje të forta me qeverinë qendrore, me fondet e huaja dhe bankat që japin fonde për projekte në shërbim të qytetarëve të krejt Bashkisë Librazhd.
Takimet në Semes, Spathar apo sot në Babje flasin se duhet të bashkëbisedojnë me njerëzit se si mund të bëjnë më të mirën e përbashkët.
Maringleni ka fatmirësisht mënyrën e komunikimit njerëzor ndaj njerëzit e duan.
Takimet vazhdojnë.
Kjo video duhet klikuar te Watch on Facebook që të shikohet.

“Nga mikpritja e banoreve ne fshatin Babje kuptoj sa e forte eshte mbeshtetja qe ka Partia Socialiste ne Librazhd!
Investimi ne rrjetin elektrik te fshatit, dhe ndertimi i kopshtit per vogelushet ishte shqetesim per banoret.
Bashke do vazhdojme te projektojme pune te mira per Librazhdin tonë”- shkruan Maringlen Disha.

KOHA JONË SONDAZH

