Vuçiç: Bashkëpunim me Shqipërinë që të shmanget një tjetër Kumanovë

 

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç konfirmon vizitën në Tiranë më 27 maj si një udhëtim i nevojshëm për të përmirësuar marrëdhëniet në rajon dhe investimit në paqe dhe stabilitet.

Nga Sarajeva ku ndodhej për një vizitë zyrtare Vuçiç u shpreh për gazetarët: “Është e rëndësishme që secili nga shtetet tona të investojë në paqe dhe stabilitet në rajon, për të mos ndodhur më ajo çfarë ngjau në Kumanovë”, citon Tanjug.

Në fjalën e tij të mbajtur në një forum biznesi të organizuar në Sarajevë, “Business Forum 2015″. Aleksandar Vucic është shprehur se: “Ka ende njerëz budallenj të cilët nuk mendojnë se njerëzit e rajonit duhet patjetër të jetojnë bashkë dhe të kenë një të ardhme bashkë.”

Sipas Tanjug ai foli në favor të krijimit të një tregu të përbashkët të Ballkanit Perëndimor pa kufij duke theksuar gatishmërinë e Serbisë për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura mes Bosnie – Hercegovinës dhe boshnjakëve.

Kryeministri thë se rajoni mund të tërheqë më shumë investitorë si një treg i unifikuar, por për këtë kërkon mbështetje dhe dialog strategjik nga udhëheqësit.

“Ne kemi nevojë për të krijuar në rajon një lagje biznesi pa kufij, dhe udhëheqësit politikë duhet të udhëheqin një dialog strategjik afatgjatë për të krijuar biznesin dhe situatën ekonomike më të mirë të mundshme,” tha kryeministri serb.

“Serbia është gati të flasë për çështje serioze me miqtë tanë nga Bosnia. Ne jemi të gatshëm të jemi të hapur dhe t’i japim fund vështirësive, sepse na duhet të mendojmë sëbashku për të ardhmen e vendit”, u shpreh Vucic në forumin e mbajtur në Sarajevë “Business Forum 2015″.

“Ne duhet të krijojmë në rajon një fqinjësi biznesi pa pengesa dhe liderët politik kanë nevojë të jenë në bisedime të herëpashershme strategjike për të krijuar biznesin më të mirë të mundëshëm që do t’i krijonte më shumë përfitime ekonomike vendeve”, u shpreh kryeministri serb.

“Ne duhet ta mbajmë përgjegjësinë mbi veten tonë. Është detyra jonë të kujdesemi për të ardhmen e shteteve tona”, tha Vuçiç.

Forumi i biznesit u mbajt nën sloganin “Një rajon, Një ekonomi”, dhe bëri bashkë rreth 900 pjesëmarrës, përfshirë lider të politikës, biznesmen dhe bankier nga rajoni, si dhe nga e gjithë bota.

SHKARKO APP