Vuçiç: Beogradi nuk i urdhëroi barrikadat, serbët të mos bien pre e provokimeve
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se u kërkon shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë të ruajnë paqen dhe të shtensionojnë situatën.
“U bëj thirrje serbëve në veri [të Kosovës] që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”, tha pas një takimi të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë.
Vuçiç tha se është i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave. “Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, tha ai.
Po ashtu Vuçiç porositi serbët në veri se sulmet mbi misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe atë të BE-së, EULEX, nuk guxojnë të ndodhin. “Do vijojmë të bisedojmë me ta”. /REL/