Vuçiç flet për dalje nga dialogu, Kurti: I gatshëm të takohemi

Pas vendimit që mori qeveria e Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve dhe shansin e fundit që u jep qytetarëve serb të Kosovës për ti kthyer targat e veturave në RKS, ka folur vetë kryeministri Albin Kurti për këtë vendim.

Ndër të tjera Kurti ka thënë se Beogradi po bën gabim me paralajmërimin për të dalë nga dialogu dhe se këtyre paralajmërimeve tha se janë trembur vetëm zyrtarët në Bruksel. Po ashtu u shpreh i gatshëm për tu takuar me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Këtë javë në Kosovë dhe Serbi ishte i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Ai paralajmëroi marrëveshje të reja së shpejti. Për to ka thënë se nevojitet vullneti politik, shpresa e tij është për një takim Kurti-Vuçiç para pushimeve të verës.

SHKARKO APP