Vuçiç në Bruksel: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh sot në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin Rama dhe Kovaçevski se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritonin hapjen e negociatave pasi i kanë kryer të gjitha detyrat.

Duke folur në përfundim të samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, Vuçiç u shpreh se “Serbia ishte mjaft mbështetëse për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ashtu siç ishin edhe shumë vende. Por edhe njëherë asgjë nuk ndodhi. Miqtë tanë nga Shkupi dhe Tirana e meritonin nisjen e negociatave dhe do ta marrin sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është një kërkesë formale, por dy vendet kanë bërë gjithçka në raport me rregulloren europiane. Qytetarët e dy vendeve e meritojnë këtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?