Vuçiç në fund të majit në Shqipëri
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç do të kryejë një vizitë në kryeqytetin shqiptar më datat 28-29 maj.
Kjo është deklarata që ky i fundit ka bërë duke thënë se ai ka pranuar ftesën e palës shqiptare për të marr pjesë në një forum ekonomik.
Mesa duket kjo konsiderohet një shkrirje e re e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos pas krizës politike dhe incidentit diplomatik që ndodhi në ndeshjen Serbi – Shqipëri, në 14 tetor në Beograd.
Ndërkohë disa ditë më parë Shqipëria u vizitua nga zv.Ministrja e Transporteve të Serbisë Zorana Mihajloviç, ndërsa më 23 janar u mbajt në Romë, me iniciativën e Ministrit të Jashtëm të Paolo Gentiloni, një takim trepalësh Itali-Serbi dhe Shqipëri.