Vuçiç: Rama, mysafir i nderuar në Serbi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe se kryeministri Edi Rama “është një mysafir i nderuar në Serbi”.

Ai ka thënë për televizionin publik “RTS” se Shqipëria është një potencial ekonomik dhe se Serbia i ka kthyer përgjigjen e duhur Ramës lidhur me njohjen e Kosovës dhe Trepçën.

Vuçiç i ka bërë këto komente pasi Partia Demokratike e Serbisë, një parti e krahut të djathtë, ka kërkuar dëbimin e Ramës nga Serbia pas deklaratave të tij se Serbia do t’i bënte mirë edhe vetes nëse do ta pranonte pavarësinë e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

DSS ka reaguar duke thënë se Ramës duhet t’i tregohet rruga jashtë Serbisë dhe të mos pranohet më.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?