Vuçiç quan Kurtin “llum” dhe tha se bojkoton samitin e BE-së, Rama: S’ka rrugë tjetër, do vijë
Këtë të dielë kryeministri Edi Rama, gjatë një konference virtuale me gazetarët, ka bërë me dije se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të marrë pjesë në samitin e BE që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.
“Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër vetëm se të vijë në Samit”, tha Rama.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç sulmoi ndërkombëtarët dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit të cilin e quan ”llum terrorist” dhe vendosi që të bojkotojë samitin e BE-së, që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.